Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha: Mos na hiqni vizat, ne do t’i heqim vizën Ramës

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 19:43 | Politikë
Basha: Mos na hiqni vizat, ne do t’i heqim vizën Ramës

Në fjalën e tij para protestuesve të mbledhur në Elbasan, duke i falënderuar për pjesëmarrjen, kreu i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen ndaj tyre dhe drejtuesve të mjeteve të cilët sipas tij i janë bashkuar protestës.

“Ky është një akt i paprecedent në historinë tonë të pluralizmit. E gjithë Shqipëria e bashkuar sot çon një mesazh të qartë: Rama ik”, tha Basha. “Njerëzit janë në gijotinën e taksave dhe taksidarit bandit, si të ishin të burgosur në shtëpinë e tyre. Nëna e këtyre të këqijave është vjedhja e votës nga Edi Rama. Sot është e qartë për të djathtë e të majtë, se me Edi Ramën nuk ka siguri, zhvillim, punësim dhe Europë. Me Edi Ramën ka vetëm krim, drogë shpunësim masiv. Me Edi Ramën, Shqipëria po përjeton ditët më të zeza që nga dalja e diktaturës”.

“Kjo sakrificë ka transformuar Shqipërinë në mënyrë themelore. Shqiptarët e bashkuar rreth opozitës janë maxhoranca e re politike e morale në vend. Ju jap fjalën se jemi bashkë jo vetëm për rotacion politik, por për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur, por për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Kreu i PD pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët. “Sot ju drejtohem miqve tanë Europianë dhe ju them, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës dhe do ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni”, tha ai. “Më 30 qershor, nuk do të lejojmë krimit të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë. Largimi i tij është vetëm çështje kohe. Ndaj ju bëj thirrje ta vazhdojmë ditë për ditë çështjen tonë. Nuk ka kauzë më të drejtë se sa kjo ”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë