“Çfarë do të korrësh do të mbjellësh”, zv/ministrja sqaron “gafën”…

E ftuar në “Dita Jonë”, zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, foli për programin “Si N’Shtëpinë Tënde”, një bashkëpunim midis ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ky program i lejonte nxënësit të studionin në një mjedis, i cili ishte i ndryshëm nga ai i tyre dhe në të njëjtën kohë banonin në një familje të vendeve respektive, nga ku njihen edhe me traditën. Në javën e parë kanë ardhur 60 nxënës në 5 qytete në Shqipëri”, tha Haxhiu.

Por më tej, Lorena Haxhiu sqaroi edhe videon që u bë virale një ditë më parë. Ajo u shpreh në Panairin e Punës: “Çfarë do të korrësh do të mbjellësh” dhe kjo u paraqit si gafa e madhe e zëvendësministres.

Por në “Dita Jonë”, Haxhiu sqaroi si qëndron e vërteta. “Ishte një reagim mëse i natyrshëm që më buroi në momentin që pash se si u interpretua ajo që çfarë unë thash. Një profesor i imi thoshte: Ka tekst, por ka edhe kontekst. Ajo që ne shfaqim dhe ajo që ne mund të lexojmë. Ishim në Panairin e Punës 2019, ku për të gjithë të sapo diplomuarit ofroheshin vendet e punës që ata mund të korrnin frytet e një pune të gjatë, gjatë viteve të studimit, lodhjes dhe sakrificës. Fjalia reale ishte: Ja nisni me punë sepse, atë që do të “korrni” në panair, atë edhe do të mbillni në të ardhmen në tregun e punës”, tha Haxhiu.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN