Fasonët, 10% në kushte të rënda, Gjika: Dëmtojnë imazhin

Dhoma e fasonistëve të Shqipërisë dënon dhunën dhe kushtet e vështira të punës në shumë fabrika veshjesh dhe këpucësh. Por për Gjergji Gjikën, kryetarin e Dhomës së fasonistëve, raste të tilla duhen trajtuar si të veçanta, pa përgjithësuar, pasi dëmton pjesën tjetër të bizneseve.

Sipas tij, edhe pse kushtet e ofruara janë në nivele të ngjashme me vendet e rajonit, problemi kryesor në mosrespektimin e kritereve janë autoritetet që nuk marrin masa pas denoncimeve.

Në emisionin “A2 Business Week” u trajtuan të gjitha problematikat e sektorit fason. Sipas dhomës së fasonistëve, pagat e ulëta janë të lidhura me produktivitetin, ndërsa pjesa e bizneseve informale arrin në 10-12% të industrisë.