Hetimet e Mueller, Barr sfidon Kongresin, nuk dëshmon para demokratëve

Departamenti i drejtësisë tha në një deklaratë se drejtuesi i komisionit Jerrold Nadler kishte vendosur kushte të paprecedenta dhe të panevojshme për seancën.

Sipas departamentit, thirrja e avokatëve në seancë ishte e panevojshme duke qenë se shumica e anëtarëve të komisionit ishin vetë tillë. Por Nadler tha për gazetarët se Barr kishte frikë të dëshmonte pasi ishte i tmerruar nga pyetjet e avokatëve të aftë. Ai akuzoi shtëpinë e bardhë se po pengonte funksionimin e kongresin.

“Prokurori i përgjithshëm dhe administrata guxojnë të diktojë procedurat tona. Kjo është pjesë e përpjekjes së Shtëpisë së Bardhë për të penguar totalisht funksionimin e kongresit”, tha Jerry Nadler .

Ky zhvillim, ngre mundësinë që zyrtarin më i lartë i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, të ndalohet për shpërfillje të Kongresit. Departamenti i drejtësisë pohoi gjithashtu se nuk do t’i përgjigjej thirrjes së Nadler për të publikuar një raport të paredaktuar të prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, lidhur me bashkëpunimin e mundshëm të Donald Trump me Rusinë për zgjedhjet e 2016-tës.

Të mërkurën, Barr iu nënshtrua pyetjeve të një paneli të senatit lidhur me vendimin për ta pastruar Trump nga akuzat për pengim të drejtësisë. Në dëshminë e tij të parë që prej publikimit të raportit, Barr tha se besonte plotësisht në gjykimin e tij se Trump nuk ishte përpjekur të pengonte drejtësinë. Por në një letër që u bë publike më herët, prokuroi i posaçëm Robert Mueller, shprehej se kreu i Departamentit të Drejtësisë nuk e kishte kuptuar natyrën dhe përmbajtjen e zbulimeve të tij duke shkaktuar konfuzion politik.