Kapen 56 shqiptarë me 130 kilogramë kokainë

Tre grupe kriminale të përbërë nga shqiptarët, janë shkatërruar në Breshia të Italisë, ku policia ka sekuestruar në total 130 kg kokainë.

Sipas mediave italiane, janë arrestuar 56 shqiptarë si anëtarë të këtij rrjeti që organizonte trafikun e drogës, ndërsa hetimet vijojnë. Nga ana tjetër në Maza janë arrestuar disa shqiptarë, si pjesë përbërëse e grupeve kriminale, që gjithashtu trafikonin kokainë.

Ndërsa në Ravena u arrestua një shqiptar 27 vjeç, me 330 gramë kokainë, të fshehur në kasafortën e rezidencës buzë detit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN