Noka: Burg për protestuesit? Rama do të përfundojë vetë aty

Flamur Noka, ish-deputet i Partisë Demokratike, i pranishëm në protestën e Shkodrës, tha se tashmë opozita dhe populli janë në fazën e përshkallëzimit të aksionit opozitar, me qëllimin e vetëm largimin e Edi Ramës si e keqja e këtij vendi.

“Është ai dhe vetëm ai që e ka katandisur Shqipërinë në këtë gjendje. Është përgjegjësi për krminializimin, kanabizimin dhe vjedhjen e votave. Ai është armiku i votës së lirë. Po konfirmon që është armiku i demokracisë. Largimi i tij i hap rrugën integrimit, sepse ai është armiku i integrimit. Sot ky vend është i destabilizuar dhe autori i vetëm është Edi Rama”, tha Noka.

I pyetur mbi deklaratën e Kryeministrit gjatë paradites dhe propozimin e qeverisë për të konsideruar vepër penale paralizimin e qarkullimit rrugor, Noka u përgjigj: “Në rast se Kryeministri mendon se mund të hapë burgje kolektive ku të burgosë të gjithë shqiptarët, le ta tentojë. Do të përfundojë vetë aty. Nuk mund të fusë Shqipërinë në burg”.

Shkarkoni aplikacionin e A2