Paloka: Shqiptarët mos të ulin kokën, sakrificë e vogël për të shmangur të “keqen e madhe”

Edi Paloka ndodhet në protestën e Durrësit. I rrethuar nga qindra mbështetës, ai ka një apel edhe për ata që nuk janë në rrugë.  

“Largimi i Ramës e zgjidh situatën, shqiptaret sa më shpejt të na bashkohen aq me më pak kosto do të jetë zgjidhja. Ata që kanë pranuar skllavërinë le të vazhdojnë të rrinë me kokë të ulur, ne do të vazhdojmë të protestojmë”, tha Paloka.

Sipas Palokës, “nuk është sakrificë e madhe të rrish 2 orë në rrugë, për të shmangur të keqen e madhe, Edi Ramën”.

Paloka paralajmëron përshkallëzim, “sepse janë vetë qytetarët që na e kërkojnë, po vazhdoi arroganca e Ramës”, dhe deklaroi që çdokush që do të arrestohet do të cilësohet nga opozita si “një hero”, sepse qytetarët janë në të drejtën e tyre.  

Sipas tij, sondazhet tregojnë që të paktën 80% të shqiptareve nuk e duan Ramën.

Shkarkoni aplikacionin e A2