Patozi: Falsifikimi i firmave? Gjueti shtrigash, PD të kujtojë kapërcimin e afateve në 2017

“Protesta e sotme? Nuk është ky modeli:. E mbyll me kaq Astrit Patozi komentin mbi protestën e sotme të opozitës, sepse, siç thotë ai, është i fokusuar me Bindjen në hartimin  e një strategjie.

Po ka bindur Bindja njerëz të mjaftueshëm në rang kombëtar? “Jemi shumë, kemi mbështetje kapilare nga Tropoja në Sarandë”, thotë Patozi, që refuzon që elektorati i tij përbëhet vetëm nga “demokratë të mërzitur”, edhe pse ata janë të mirëpritur, sepse bëhet fjalë për një projekt “pasionant” që nuk do të zëvendësojë askënd.

Prezenca kapilare është kundërshtuar nga disa palë, dhe ka patur denoncime për mundësinë e falsifikimit të firmave të vlefshme për regjistrimin e partisë.   

Këtë hipotezë Patozi e cilëson si “banalitet, një “gjueti shtrigash” që sipas tij prejardhjen e ka kryesisht nga Partia Demokratike. Për Patozin, partia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe në KQZ, dhe nga momenti që këto dy institucione nuk prononcohen, çdo koment është i tepërt. Por ai nuk mund të mos shtoj faktin që në Bindja nuk kishte as obligim për të paraqitur firmat në KQZ, po re bëri sepse eshin konfident për to.

Regjistrimi i partisë u duk sikur ishte gjithsesi i kryer me një farë urgjence. “momenti politik i lindjes të një force politike nuk mund të ketë shpjegime, kujt duhet t’i japim llogari?”, thotë Patozi, i cili pohon gjithsesi se “një nga arsyet ka qenë se dy palëve i pushtoi një marrëzi politike, dhe në këtë kohë çmendurie menduam të ofrojmë një model të ndryshëm, por edhe për të qetësuar palët”.

Përshpejtimi ka të bëj edhe me kapjen e afateve, edhe aty ka patur protesta. “Pse proteston PD?, thotë Patozi, “ata janë jashtë loje zyrtarisht. Mund të protestonin Bamir Topi dhe Koço Kokëdhima, por ato heshtën”, tha Patozi, duke i kujtuar pikërisht Bashës tejkalimin e afateve në 2017 në kuadër të marrëveshjes me kryeministrin e vendit.