Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Prezantohet Platforma e opozitës, Basha: 1/10 shqiptarë ushqehen një herë në ditë

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 11:47 | Politikë
Prezantohet Platforma e opozitës, Basha: 1/10 shqiptarë ushqehen

Duke fajësuar trafikun e Tiranës si shkak për vonesën e mbërritjes së disa prej të ftuarve në takimin për prezantimin e Platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, që do të jetë edhe detyra kryesore e qeverisë tranzitore, që opozita kërkon të ngrejë pas dorëheqjes së Kryeministrit Edi Rama.

“1/10 shqiptarë ushqehen një herë në ditë. Të gjithë këto, janë pasoja të korrupsionit të shfrenuar të një qeverie qe ka humbur çdo sens përgjegjësie”, tha Basha për të pranishmit.  

“Duhet të sanksionohet përmes një referendumi kombëtar çdo ndryshim kushtetues që do të bëjë themelin e transformimit rrënjësor të shtetit dhe demokracisë. Sot Shqipëria nuk ka as Parlament legjitim, as Qeveri legjitime, nuk ka shtet të së drejtës dhe pasojat e kësaj bien drejtpërdrejt mbi kurrizin e qytetarëve. 500 metra nga ky vend, për herë të parë që nga Lufta e Kosovës, Policia përdori gaz lotsjellës brenda shtëpive ku flinin foshnjat, për t’i nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre, që nuk pranonin ta bënin këtë pa u shpronësuar përmes një procesi ligjor. Shkatërrimi i votës së lirë është themeli i mjerimit dhe papunësisë”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani