Siguria ushqimore, Prodhuesit: Ndëshkim abuzuesve

Prodhuesit apelojnë institucionet shtetërore që të kontrollojnë bizneset e paligjshme që abuzojnë me sigurinë ushqimore dhe prishin imazhin e tyre.

Ata kanë dalë para medias për të shprehur shqetësimin që iu është krijuar në aktivitetin e përditshëm nga abuzimet që bëhen me sigurinë ushqimore dhe prishjen e konkurrencës në treg.

“Ne kërkojmë së pari, nga institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore, që të intensifikojnë kontrollet në treg dhe në rastet kur ka prova shkencore dhe laboratorike, të ndërhyjë në me forcën më të madhe që parashikon ligji, duke bërë madje edhe publikimin e rasteve, për t’i ardhur në ndihmë konsumatorëve”, u shpreh Sokol Kraja, nga Bashkimi i Prodhuesve të Shqipërisë.

Prodhuesit kanë kërkuar që denoncimet të bëhen me emra konkretë pranë organeve përkatëse, duke sugjeruar edhe ngritjen e një strukture të përbashkët me përfaqësues të biznesit, medias dhe shoqërisë civile për identifikimin dhe goditjen e rasteve abuzive.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN