Vajza e Admir Muratajt, kërkesë në Prokurori: Të hetohet FNSH

Familjarët e Admir Muratajt, të vrarë më 9 prill gjatë grabitjes së Rinasit, u paraqitën ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me një kërkesë zyrtare prokurorëve të çështjes.

Në kërkesën që mban emrin e vajzës së Admir Muratajt, Irini Murataj, kërkohet zgjerimi i rrethit të personave nën hetim.

“Duke marrë si të dyshuar, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim Detyre”, “Vrasie me Dashje” ose “Vrasie e kryer në kapërcim e mbrojtjes së nevojshme” parashikuar përkatësisht nga neni 248, 76 dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punonjësit e Policisë së Shtetit, konkretisht: F.N.SH. si grup i ndërhyrjes dhe ndjekjes së veprimeve, të personave të dyshuar për grabitjen ku në të cilën ka mbetur i vrarë i Admir Murataj”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.