Boks, Wladimir Klitschko po mendon rikthimin në ring

Legjenda e boksit botëror, Wladimir Klitschko është duke konsideruar rikthimin e bujshëm në ring.

Ndeshja e tij e fundit, kundër britanikut Joshua, u cilësua si një nga më të bukurat e dekadës

Në moshën 43 vjeçare, kampioni ukrainas është në bisedime e sipër për një ndeshje që mund të arrijë vlerën e afro 90 milionë eurove. Traktativat e rikthimit konfirmohen nga kompania gjigante e transmetimit të evenimenteve madhore sportive, ‘Da Zon’.

Një rikthim ndaj rivalit/mik Joshua do të ishte eventi i boksit botëror

Sipas tyre, legjenda ukrainase po mendon për një duel të tillë, por ende nuk ka asgjë konkrete. Edhe postimet e boksierit në Twitter kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, çka tregon se diçka po lëviz. Wladimir Klitschko u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2017, pas humbjes ndaj britanikut Antony Joshua.