Dërgon me postë 20 kilogramë amfetaminë, arrestohet

Methamphetamine also known as crystal meth

Një çift të moshuarish në Australi nuk e dinte çfarë kishte brenda pakos që ju mbërriti në shtëpi kur firmosën te postieri. Por pasi e hapën, brenda gjetën 20 kilogramë metamfetaminë.

Çifti që jeton në periferi të Melburnit telefonuan menjëherë policinë pasi mbetën të shokuar nga ajo që kishte mbërritur në shtëpinë e tyre. “Pyetën njëri-tjetrin nëse kishin porositur ndonjë gjë, dhe askush nuk e kishte bërë”, tha hetuesi Matthew Kershaw. “Është e pabesueshme të mendosh që një trafikant të jetë kaq i pakujdesshëm”.

Pak orë pas zbulimit, një 21-vjeçar përfundoi në pranga në qytezën Bundoora, pranë vendbanimit të çiftit. Në shtëpinë e tij u gjetën edhe 20 kilogramë të tjerë metamfetaminë. Zhiling Ma, doli të enjten para gjykatën dhe u akuzua për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. “Në rrugë, droga do të ndahej në 800 000 doza, me vlerë 20 milionë dollarë”, shtoi Kershaw.