”Drejtësia e re”, USAID: SHBA mbështet reformën, luftë ndaj korrupsionit

USAID mbështet reformën në drejtësi dhe nxit implementimin e saj ne vijim. Pas tryezës së rrumbullakët të Këshillit të Lartë gjyqësor, ndihmës administrator i USAID Brock Bierman u shpreh se populli shqiptar meriton institucione gjyqësore të pavarura që respektojnë zbatimin e ligjit.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të ndihmojë shqiptarët në betejën e tyre për të rikthyer  besimin në institucionet e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë është në pararojë të këtyre përpjekjeve. Shtetet e Bashkuara e mbështesin me forcë këtë Këshill dhe punën e tij”, tha Bierman,  duke shtuar se do të vijohet bashkëpunimi me KLGJ për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN