Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Forcohet e djathta “ekstreme”, Orban i premton bashkëpunim Salvinit

Nga A2 CNN
3 Maj 2019, 22:23 | Bota

Kryeministri hungarez Viktor Orban u zotua për bashkëpunim me liderin e së djathtës ekstreme në Itali Mateo Salvini, duke e distancuar edhe më shumë veten nga grupi konservator evropian, i cili e pezulloi partinë e tij në muajin mars.

Kreu i Lega Nord, i cili po përpiqet të krijojë një grup të ri nacionalist në parlamentin evropian zhvilloi të enjten bisedime me Orban.

Të dy ata vizatuan zonën kufitare me Serbinë ku është ngritur një barrierë prej çeliku, e shndërruar në simbol të politikave kundër emigrantëve të kryeministrit hungarez.

Matteo Salvini dhe Viktor Orban

 Evropa duhet të qeverisët nga lider antiemigracion, ishin fjalët e Orban.

“Ne do të gjejmë mënyrat për të bashkëpunuar me Salvinin në mënyrë të hapur dhe spektakolare. Se si do ta bëjmë kjo mbetet për tu parë. Dua ta përsëris së për ne hungarezët, bashkëpunimi me qeverinë italiane është një nder”, deklaroi kryeministri hungarez.  

Partia në pushtet e Orban, Fidez u pezullua nga partia popullore evropiane për shkak të dhënave negative lidhur me sundimin e ligjit e lirinë e shtypit në Hungari. E përbërë kryesisht nga parti të qendrës së djathtë rreth Evropës, PPE është grupi më i madh në parlamentin evropian dhe pritet ta ruajë statusin në zgjedhjet e muajit maj.

Marrëdhëniet me Orban kanë qenë prej kohësh të tensionuara, por shkëputja totale është parandaluar pasi kryeministri hungarez mbetet një prej liderëve më të suksesshëm të Evropës qendrore. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani