“Fundi i botës me 3 tetor”, shkencëtarët denoncojnë TV rus

Televizioni rus “REN TV” ka publikuar një video, në të cilën parashikohet fundi i botës me 3 tetor. Në këtë datë, një asteroid i gjatë 340 metra duhet të përplaset me tokën. Për të mbështetur tezën e tij, televizioni rus citon astronomë anonimë.

Megjithatë, pretendimi i tyre është rrëzuar. Shkencëtari Vitalij Egorov, i cili studion hapësirën, ka denoncuar “REN TV” për lajm dhe alarm të rremë. Sipas tij, lajmi është plotësisht fals dhe mund të kishte pasoja serioze për shkak të panikut që do të shkaktonte në popullatë.