Haradinaj për “Die Welt”: Nga Kosova nuk do të vijnë kriminelë

Mediat gjermane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë samitit të Ballkanit Perëndimor, e kryesisht problematikës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Në një intervistë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të publikuar të premten në “Die Welt” e vë theksin tek çështja e këmbimit të territoreve, që për kryeministrin Haradinaj tanimë “është fshirë nga tryeza e bisedimeve”.

“Dialogu me ndërmjetësimin e të Ngarkuarës për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini që duhej të përfundonte me njohjen e Kosovës, për fat të keq ngriti çështje të reja, si ajo e këmbimit të territoreve apo e zhvendosjes së kufijve. Kjo ka bërë që situata në rajon të përkeqësohet. Kemi humbur gati një vit. Kush do të ripërcaktojë kufijtë në rajonin tonë thërret tragjeditë e së shkuarës. Kjo është e rrezikshme”.

Ramush Haradinaj, Die Welt, 03/05/2019

Një çështje tjetër që prek “Die Welt” është ajo e liberalizimit të vizave. Nga Kosova nuk do të vijnë kriminelë, ishte premtimi i Haradinajt.

“Liberalizimi i vizave do të ishte për të gjitha vendet një përfitim për klientë, studentë, sportistë, biznesmenë dhe më shumë. Ne mund të garantojmë, që nuk vijnë kriminelë”.

Ramush Haradinaj, Die Welt, 03/05/2019

Në një koment të publikuar të enjten po në “Die Welt” me titull “Oborri i pasmë i BE” theksohet se “mes Serbisë dhe Kosovës sundon lufta e ftohtë. Kjo duhet të marrë fund, nëse Serbia dhe Kosova duhet të bëhen një ditë anëtare të BE, thuhet në artikull.

  • LAJMI I FUNDIT | Një ekip i A2 ka hyrë në kampin famëkeq të ISIS në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Kampi i Al Hol u bë i njohur për shkak të vogëlushit Alvin Berisha
  • LAJMI I FUNDIT | Në kampin e Al Hol jetojnë 74 mijë persona, mes tyre dhe shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | A2 po ndjek nga afër historinë e këtyre njerëzve të lënë në mëshirë të fatit
  • LAJMI I FUNDIT | Gazetari Jul Kasapi e operatori Indrit Myftari janë në Siri, pranë kampit Al Hol
  • LAJMI I FUNDIT | Jul Kasapi: Brenda kampit Al Hol strehohen rreth 80 shtetas shqiptarë