I frikshëm, por askush nuk mungon te festivali i gjarpërinjve

Çdo vit, banorët e Kokulos (Cocullo), një qytezë e vogël mesjetare në krahinën e Abrucos në Itali, “zbukurojnë” një statujë druri të shenjtorit të qytezës me gjarpërinj të gjallë dhe bëjnë me të një paradë nëpër rrugë.

Festivali “Serpari” që nis çdo 1 maj, nderon Shën Domenikon e Sorës, i cili, në shekullin XI, largoi me mrekulli gjarpërinjtë nga fushat e fermerëve. Ky është të paktën njëri variant i legjendës, pasi një tjetër thotë se e gjithë kjo shfaqje e frikshme bëhet për nder të Angitias, Perëndeshës Romake të gjarpërinjve të cilën njerëzit e adhurojnë në krahinat e Italisë qendrore.

Më guximtarët ecin përkrah gjarpërinjve, ndërsa të tjerët ndjekin nga distanca apo ballkonet. Sidoqoftë, askush nuk mungon në këtë spektakël.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN