Janë 1 milion të evakuuarit për Fanin, ciklonin “e shekullit”

Cikloni Fani, më i fuqishëm në 20 vjet, preku tokën në bregdetin lindor të Indisë. Reshje të dendura u raportuan në shtetin lindor të Odisha-s, ndërsa qyteza turistike e Puri-t dhe zona të afërta po përjetojnë erëra deri në 200 km në orë.

Disa zona janë përmbytur, ka raportime për rrëzime pemës dhe shembje çatish. Mbi 1 milion njerëz u evakuuan nga Odisha, që gjendet drejtpërdrejtë në rrugën e ciklonit, ndërsa gjendja e alarmit është aktivizuar në shtete fqinje.

Fani pritet të godasë 15 distrikte në Odisha, përveç Puri-t ku gjendet edhe një tempull 858 vjeçar. Rreth 100 milion njerëz janë të rrezikuar. Agjencia kombëtare për menaxhimin e katastrofave paralajmëron për dëme masive.

Pamjet satelitore të ciclonit Fani

Fluturimet e shërbimi i trenave për dhe nga ky shtet janë pezulluar, e janë mbyllur gjithashtu shkollat e godinat publike. Autoritetet janë mobilizuar, duke lënë në gatishmëri anijet e luftës dhe helikopterët që do të transportojnë ekipe e ndihmë mjekësore. Cikloni Fani Cshtë stuhia e 4-rt që godet bregdetin lindor të Indisë në 3 dekadat e fundit.

Në 2017-tën, cikloni Okchi shkaktoi mbi 200 viktima dhe la të pastrehë qindra të tjerë. Në tetor të vitit ta kaluar, autoritetet e Odisha-s evakuuan qindra mijëra njerëz për shkak të një cikloni tjetër. Cikloni më vdekje purrës është regjistruar në 1999, duke vrarë gati 10 mijë vetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN