Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Maska e Muratajt mban peng “ekzekutorin” e tij

Nga A2 CNN
3 Maj 2019, 13:03 | Kronikë
Maska e Muratajt mban peng “ekzekutorin” e tij

Maska e Admir Muratajt mban peng zgjidhjen e dilemës se kush qëlloi mbi të, pak minuta pas grabitjes se 6 milionë eurove në barkun e Austria-Airlines, në Rinas.

Ajo ndodhet në duart e ekspertëve të kriminalistikës, ku i është nënshtruar një akt ekspertimi. Pas raportit mjeko-ligjor dhe atij të ekspertëve kriminalistë, hetuesit do të dalin në një konkluzion të përbashkët, që përcakton distancën nga e cila u qëllua Murataj pasditen e 9 prillit, në fshatin Tapizë.

Vetëm ky përckatim do të shërbejë si provë në gjykatë, duke hedhur dritë edhe mbi personin që qëlloi mbi organizatorin e supergrabitjes në aeroportin e Rinasit. Familja e të ndjerit, dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 24 orë më parë, një padi penale ndaj forcave të FNSH, duke aluduar për vrasje. Sipas tyre, Admir Murataj është qëlluar pa pasur shkëmbim zjarri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani