Miliarderi Buffet blen aksione të Amazon

Berkshire Hathaway, kompania e miliarderit amerikan Warren Buffet ka blerë aksione të gjigandit të tregtisë, Amazon. Këtë e ka bërë të ditur vetë Buffet, ndërsa ka shtuar se vlera e plotë do të bëhet e ditur në raportin tremujor të Berkshire.

Investitori dhe njëkohësisht njeriu i tretë më i pasur në botë është një fans i madh i kompanive teknologjike, por deri më tani nuk kishte investuar tek Amazon. Megjithatë Bufffet kishte bashkëpunuar edhe më herët me këtë të fundit. Vitin e kaluar, kompania e tij, Amazon dhe JPMorgan Chase u bashkuan për të mbuluar kostot në rritje të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga aksionet që i sollën më shumë fitime Buffet këtë vit ishte prodhuesi i telefonave Apple. Aksionet e Apple u rritën me më shumë se 30% këtë vit. Berkshire Hathaway zotëron rreth 250 milionë aksione të Apple, duke e bërë atë investitorin e dytë më të madh të kompanisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN