Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Misioni i FMN në Tiranë, takime me zyrtarë të lartë

Nga A2 CNN
3 Maj 2019, 11:42 | Ekonomi
Misioni i FMN në Tiranë, takime me zyrtarë të lartë

Gjatë ditëve të fundit Fondi Monetar ndërkombëtar po zhvillon një mision në Tiranë. Përfaqësues të FMN, kryesuar nga shefi i misionit, Jan Kees Martijn, janë pritur në takime nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ministrja e Financave dhe përfaqësues të tjerë të këtij dikasteri, por edhe me përfaqësues të opozitës.

Temat e diskutimit kanë qenë çështje të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit, pritshmëritë për vitin 2019, faktorët e rritjes ekonomike, inflacioni, kursi i këmbimit, etj. Po ashtu siç ka bërë të ditur kryefinancierja Denaj, FMN është bërë pjesë edhe e diskutimeve për projektligjin e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Në fund të misionit, FMN pritet të dalë me një deklaratë zyrtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë