Patozi: Marrëdhënia me Topallin? Ka disa legjenda urbane

Edhe pse Bindja Demokratike është e porsalindura  e politikës shqiptare, për Astrit Patozin ajo e ka një embrion në lëvizjen që nga brenda Partisë Demokratike iu rebelua lidershipit të Lulzim Bashës.  

Nga shumëkush, në veçanti në media, ajo u cilësua si “Lëvizja Patozi”, por ai vetë nuk është dakord. “Ishte lëvizje për ringritjen e Partisë Demokratike”, thotë.

 Thuhet se ai i propozoi Jozefina Topallit ta kryesonte. “Legjendë urbane,  ishte një lëvizje e të gjithëve, që nuk kishte nevojë për kryetar”, dhe shton që propozimi i referohej kandidimit përballë Lulzim Bashës, sepse pas zgjedhjeve “mendonim që PD  nuk e mbante më atë humbje, që kryetari nuk mund të vazhdonte të duartrokitej”.

Edhe pse koha e dhënë nga kryetari i PD-së sipas tij “nuk ishte mjaftueshëm”, ai vendosi të kandidojë “me disa kushte minimaliste, që të kishte garë korrekte.  Asnjë nga kushtet nuk u respektuan, prandaj u tërhoqa, duke i thënë se ata nuk kishin nevojë për zgjedhje”. Dhe shton, që “në atë pikë vendimet e mia dhe të zonjës Topalli ishim në mirëkuptim të plotë”.