Sulmi ndaj medias, pika ku Rama dhe Basha gjejnë kompromis

Kur në vitin 1993, Organizata e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 majin si ditën Botërore e Lirisë së Shtypit, synonte t’i rikujtonte qeverive detyrimin për të respektuar të drejtën e shprehjes dhe lirinë e medias.

Ndërsa në Shqipërinë e vitit 2019, media sulmohet nga të dyja krahët e politikës. Edi Rama dhe Lulzim Basha mund të mos gjejnë kompromis për shumë gjëra, por secili sipas këndvështrimit të vet, kanë një emërues të përbashkët kur gjërat nuk u pëlqejnë. Pak orë pas deklaratës së Ramës pas kthimit nga Samiti i Berlinit, ishte Lulzim Basha ai që me rreth  10 mikrofona të drejtuar nga vetja, bënte thirrje për bojkot të mediave.

Edhe Presidenti Meta konstaton se media është objekt sulmesh, ndonëse nuk përmend direkt politikën. “Shtypi ynë sot është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante”, u shpreh ai.

Falë edhe teknologjisë, forcat më të mëdha politike mundohen që të kufizojnë sa më shumë aksesin e mediave në aktivitetet e tyre. Shpesh ato regjistrohen nga zyrat e shtypit, që i kalojnë redaksive vetëm një përzgjedhje të parapëlqyer prej tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2