Vrasja në Bllok, Gjykata e Tiranës “liron” nga qelia Ervis Martinajn

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Ervis Martinaj, i akuzuar për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, ku u vra një person dhe u plagosën 2 të tjerë.

Gjyqtari Artan Gjermeni ka pranuar të lirojë Martinajn nga masa “arrest në burg” kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh.

Prokuroria ka qenë kundër lehtësimit të masës së sigurisë. Sipas prokurorëve Anisa Qilimi, Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkesa e Martinajt ishte e pabazuar ne ligj dhe në provë, pasi nga hetimi nuk ekziston asnjë rrethanë që lehtëson pozitën e tij proceduriale.

Madje, sipas prokurorëve, nevojat e sigurimit për Martinajn janë rënduar.

  • LAJMI I FUNDIT | Një ekip i A2 ka hyrë në kampin famëkeq të ISIS në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Kampi i Al Hol u bë i njohur për shkak të vogëlushit Alvin Berisha
  • LAJMI I FUNDIT | Në kampin e Al Hol jetojnë 74 mijë persona, mes tyre dhe shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | A2 po ndjek nga afër historinë e këtyre njerëzve të lënë në mëshirë të fatit
  • LAJMI I FUNDIT | Gazetari Jul Kasapi e operatori Indrit Myftari janë në Siri, pranë kampit Al Hol
  • LAJMI I FUNDIT | Jul Kasapi: Brenda kampit Al Hol strehohen rreth 80 shtetas shqiptarë