“Ai është Zoti i futbollit!” Mourinho nuk kursehet për yllin argjentinas

Lionel Messi është pa më të voglin dyshim një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, për të mos thënë më i miri dhe vlerësimet për yllin argjentinas nuk ndalen edhe pse tashmë ai është në moshën 31-vjeçare.

Barcelona mposhti në mesjavë 3-0 Liverpool-in në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League të luajtur në “Camp Nou”, pikërisht me dy gola të shënuar nga Messi, i cili shkëlqeu në këtë takim.

Në një intervistë për “Russia Today”, edhe portugezi Mourinho ka dhënë vlerësimet e tij për 31-vjeçarin e Barcelonës, duke mos u kursyer aspak.

“Pak skuadra arrijnë të mposhtin Barcelonën me mbajtjen e topit, aq më tepër në “Camp Nou”. Liverpooli e bëri këtë. Por në anën tjetër, ishte Lionel Messi, i cili është Zoti i futbollit. Ai rezultat ishte meritë e tij. Edhe pse luajti mirë, Liverpooli mund të ishte mundur edhe 4 apo 5-0”, tha Mourinho.

  • LAJMI I FUNDIT | Një ekip i A2 ka hyrë në kampin famëkeq të ISIS në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | Kampi i Al Hol u bë i njohur për shkak të vogëlushit Alvin Berisha
  • LAJMI I FUNDIT | Në kampin e Al Hol jetojnë 74 mijë persona, mes tyre dhe shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | A2 po ndjek nga afër historinë e këtyre njerëzve të lënë në mëshirë të fatit
  • LAJMI I FUNDIT | Gazetari Jul Kasapi e operatori Indrit Myftari janë në Siri, pranë kampit Al Hol
  • LAJMI I FUNDIT | Jul Kasapi: Brenda kampit Al Hol strehohen rreth 80 shtetas shqiptarë