Avioni me 143 persona në bord del nga pista, përfundon në lum

Momente paniku në Florida. Një Boeing 737 me 136 persona në bord, doli jashtë piste në Xheksonvill duke përfunduar në një lum.

Autoritete, të cituara nga mediat amerikane, bëjnë me dijë se pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar. Megjithatë ka disa të lënduar.

Aksidenti ndodhi ne 21 e 50 të orës lokale, ndërsa avioni po përpiqej të ulej gjatë një stuhie, me reshje të dendura dhe erë.

Zjarrfikësit dhe ambulancat mbërritën në vendin e ngjarjes për tu ardhur në ndihmë personave në bord e për të parandaluar rrjedhjen e karburanit në lum.

Autoritetet amerikane bënë me dije se te plagosurit nuk janë në gjendje të rënde. Boeing 737 po vinte nga Guantanamo në Kubë.