Basha nga Lezha: Basti i Ramës humbi më 16 shkurt

Jo vetëm protesta, por edhe program politik, të dhëna që flasin për një përgatitje të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo për zgjedhje vendore, por parlamentare, kurdo që ato të ndodhin.

Nga Lezha, kreu demokrate deklaroi megjithatë se kjo e tij nuk është një fushatë zgjedhore, por platformë për t’i dhënë fund tranzicionit.

“Basti i tij kryesor ka qenë përçarja e shqiptarëve. I quajti shpellarë, ngelë, dembelë. Shkurajimi i shqiptarëve ka qenë çelësi i sundimit të paligjshëm dhe antikushtetues i uzurpimit të parlamentit, qeverisë, pushtetit në çdo qelizë të Edi Ramës. Por basti i Ramës për të shkurajuar shqiptarët humbi më 16 shkurt, në ditën e nisjes së kryengritjes popullore”, u shpreh Basha.