Dhunë në Kategorinë e Dytë, Tepelena akuzon: Na masakruan në Sarandë

Dhuna nuk i ndahet futbollit shqiptar, madje e përcjell në çdo kategori. Sot ka shpërthyer në qytetin e Sarandës, ku Butrinti vendas fitoi 2-1 përballë Tepelenës, në ndeshjen e vlefshme të grupit B.

Por më shumë sesa rezultati ndeshja do të mbahet mend pas momentit kur lojtari Muçaj i sarandjotëve goditi kundërshtarin dhe doli nga loja me karton të kuq.

Ai moment nxiti dhunën në fushë, me përplasje fizike ndërmjet lojtarëve të dy skuadrave dhe trajnerin e Tepelenës, Ilir Selimi që akuzon se ai dhe lojtarët e tij janë goditur me grushte.

Ndeshja u pezullua për disa minuta, por më pas arbitri vendosi që edhe minutat e mbetura të luheshin, për të mbyllur takimin.