Eklent Kaçi shpallet kampion i Europës në bilardo

EKLENT KACI KAMPION EUROPE BILARDO frame 815 1100x620

Eklent Kaçi konfirmohet si një prej talentëve më të mëdhenj të sportit të bilardos, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rang ndërkombëtar.

20-vjeçari nga Laçi, fitoi medaljen e artë, pasi u shpall kampion i Europës në disiplinën Eight-Ball, në turneun që po zhvillohet në Trevizo të Italisë.

Një rezultat i shkëlqyer për Eklent Kaçin, i cili pas 2 medaljeve të argjendta europiane dhe 3 bronzi, në konkurrimet e para-të-rinjve, tashmë merr për herë të parë titullin më të rëndësishëm kontinental.

Në finalen e madhe, kuqeziu mposhti një legjendë të gjallë, si gjermani Ralf Sukei, fituesi 34 titujve europianë në disiplina të ndryshme të bilardos.