Ftesa e hapur, Kuvendi i shkruan PD: Përfaqësohuni për reformën zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar Partinë Demokratike se dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, kanë njoftuar mbledhjen e radhës të martën më 7 maj në orën 17:00.

Njoftimi që i është dërguar demokratëve saktëson se si partia më e madhe e opozitës, ata gëzojnë të drejtën e një vëzhguesi në Komisionin e Reformës Zgjedhore, që ka të drejta të plota me ato të dy bashkëkryetarëve.

Mbledhja e Komisionit do të ketë në axhendën e tij miratimin e punës në vazhdim, miratimin e ekspertëve si dhe kërkesën për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.