Gjendet e vdekur në hotel ish-miss Uruguai

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Meksikë, ku modelja 31-vjeçare Fatimih Davila Sosa është gjetur e pajetë në banjën e dhomës së një hoteli në Meksiko Siti.

31-vjeçarja kishte fituar 13 vite më parë kurorën e “Miss Universe Uruguay”-t, ndërsa më pas kishte marrë pjesë edhe në “Miss Continental America”, “Miss Model of the World” dhe “Reina Sudamericana”.

Policia në Meksikë ka bërë të ditur se është njoftuar për ngjarjen nga stafi i hotelin dhe pasi ka shkuar në vendngjarje e ka gjetur modelen të varur në banjën e një prej dhomave të hotelit.

Mbi rastin kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.

Shkarkoni aplikacionin e A2