Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koreja e Veriut nuk ndalet, teston një sërë raketash me rreze të shkurtër

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 12:06 | Bota

Koreja e Veriut testoi një sërë raketash me rreze të shkurtër veprimi. Sipas autoriteteve koreanojugore, raketat u lëshuan nga gadishulli i Hodo-s në lindje të vendit.

Nëse do të konfirmohet, kjo do të jetë inciativa e parë e këtij lloji që kur Peniani testoi një rakete balistike ndërkontinentale në nëntor të 2017-tës.

Muajin e kaluar shteti komunist tha se kishte testuar atë që e cilësoi një armë të re taktike. Bëhej fjalë për testin e parë që prej takimit mes Kim Jong-un dhe Donald Trump në Hanoi, i cili u mbyll pa një marrëveshje.

Lëshimi i raketave me rreze të shkurtër veprimi nuk përbën shkelje të premtimit të Penianit për të mos testuar raketa bërthamore, apo me rreze të gjatë. Por ky hap sinjalizon se Peniani po fillon të humbasë durimin, më qëndrimin e Uashingtonit për të mos i lehtësuar sanksionet ekonomike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli