Kur plaga shndërrohet në art

Një tatuazh nuk është vetëm një dedikim për të dashurin ose shenjë përkatësie në një bandë kriminale.

Edhe një kujtim i hidhur i jetës mund të kthehet në një vepër arti tërheqëse falë fantazisë dhe teknikës të artistëve të tatuazheve.

Dekoracione lulesh që mbulojnë njollat, një peshk ku halat janë në fakt një cikatrice aspak estetike, një këmbë viktimë e një aksidenti që merr formën e një kopshti me lule.