Me dyer të mbyllura për shqiptarët, tifozë specialë në Tirana-Skënderbeu

Edhe pse Tirana është e dënuar të luajë pa tifozë në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Skënderbeut, në “Selman Stërmasi” nuk kanë munguar tifozët.

Një grup prej rreth 30 shtetasish gjermane ka ndjekur këtë ndeshje në tribunën e stadiumit.

Ky grup futbolldashës ka ndërmarrë një tur, ku kanë qenë të pranishëm edhe në Kosovë, duke ndjekur edhe atje ndeshje.

Pavarësisht vendimit të Komisionit të Disiplinës, ata janë vlerësuar si të ftuar specialë dhe janë lejuar të futen në stadium.