Meta-Erdogan, presidentët: Të rritet bashkëpunimi Shqipëri-Turqi

Presidenti Ilir Meta u takua me homologun turk Recep Tayyip Erdogan. Marrëdhëniet mes dy popujve janë cilësuar historikisht të shkëlqyera, ndërsa presidenti Meta u shpreh se “partneriteti strategjik është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”.

Dy presidentët, gjithashtu, vunë theksin te rritja e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve tona.

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen. Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka publikuar edhe një foto duke shtrënguar duart me Erdogan.

Shkarkoni aplikacionin e A2