Partizani me një dorë te titulli, Tirana fitore mbijetese

Java e 32-të e Kategorisë Superiore, praktikisht mbylli garën për titull.

Me Kukësin që fitoi në tavolinë ndeshjen me Kamzën, Partizani u përgjigj në mënyrën më të mirë, duke kaluar 3 me 0 në fushën e Flamurtarit.

Rezultatet e javës së 32-të

Sukses, me të cilin të kuqtë vendosin njërën dorë te titulli, sepse mund të shpallen kampionë prej ndeshjes së radhës, ku do të luajnë derbin me Tiranën.

Renditja

Bardheblutë nga ana e tyre fituan 1 me 0 ndaj Skënderbeut, me golin e Hasanit në kohën shtesë. Tirana u ndihmua edhe nga frenimi i dy rivalëve direkt, Luftëtarit dhe Kastriotit, që morën vetëm nga një pikë.

Kjo bën që gara për mbijetesë të jetë mjaft e fort, ashtu si edhe lufta për vendin e tretë në renditje dhe biletën e fundit evropiane nga kampionati.

Shkarkoni aplikacionin e A2