Partizani në Vlorë, Kukësi shpreson te flamurtari

Kategoria Superiore kthehet këtë fundjavë në fushë, me ndeshjet e javës së 32-të që do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

Të shtunën, paralelisht duke nisur prej orës 15:00, do të zhvillohen katër përballje. Partizani udhëton në Vlorë ku ka “match pointin” e radhës, për të mbyllur sa më shpejt çështjen e titullit.

Në anën tjetër, Kukësi që do të fitojë 3 me 0 në tavolinë me Kamzën, shpreson te Flamurtari. Me një fitore, kuqezinjtë do të ruanin pozitat në vendin e tretë dhe do të bënin që distanca mes pretendentëve të ulet në 7 pikë.

Teuta, Skënderbeu dhe Laçi, ekipe të cilat synojnë Europën do të përballen Luftëtarin, Tiranën dhe Kastriotin, ekipet që luftojnë për mbijetesën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN