Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas 131 vitesh, zhduket nga profesionistët ekipi më i vjetër në botë

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 22:40 | Futboll

Kishin shkuar më shumë se 2 mijë tifozë për të mbështetur ekipin e tyre në përballjen finale për të mbijetuar në League Two, serinë e katërt dhe e fundit profesioniste e kampionatit anglez.

Por nuk mjaftoi, ata humbën 3-1 në Swindon, dhe ranë të dielën në serinë amatore. Do të ishte një histori periferike në çdo rast, përveç se kemi të bëjmë  me Notts County, thjesht ekipi profesionist më i vjetër në botë.  

I krijuar në fillimet e vetë futbollit, në 1862, në 1888 ishte një nga ekipet themeluese të Football League, kampionatit profesionist nga ku futbolli u përhap në të gjithë botën. Dhe qysh nga atëherë, për 131 vjet me radhë, nuk kishte braktisur kurrë profesionistët.

Ekipit të qytetit të Nottingam nuk i mungon historia, madje është fituese e FA CUP, në 1894, kur Evropa ishte në pjesën më të madhe të saj ende nën perandori të ndryshme.

Nga ajo fitore sukseset e ekipit kanë qenë shumë më modeste, me ulje dhe zbritje shumë të theksuara, por ka mbajtur gjithmonë statusin e saj aristokratik, si dhe armiqësinë me rivalët e Nottingham Forest, sigurisht më të suksesshëm ndër dekada.

Notts County ka edhe një lidhje speciale me kampionët e Italisë, Juventusin. Një nga fanellat më të famshme të historisë së futbollit, me vija të bardha dhe të zeza,  është marrë pikërisht në vitin 1903 nga Notts County, një tifoz i të cilës ia dërgoi me anije djemve në Torino.

Mbyllet kështu me nostalgji  historia tek profesionistët e Magpies, siç i quajnë tifozët e saj, që me siguri nuk do ta braktisin edhe në vitet, dekadat, dhe ndoshta shekujt në vijim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani