Përshkallëzohet konflikti Izrael-Palestinë, dhjetëra sulme ajrore

Të paktën 90 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës në drejtim të Izarelit jugor, por pjesa më e madhe e tyre u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes antiraketore ‘’Iron Dome’’.

Njoftimi vjen nga ushtria izraelite, e cila thotë se ishin kundërpërgjigjur me tanke dhe sulme ajrore ndaj pozicioneve të Hamasit.

Si rezultat i sulmit një palestinez mbeti i vrarë, dhe disa të tjera u plagosën. Kryeministri Benjamin Netanjahu vendosi të largohet nga rezidenca e tij për të zhvilluar konsultime në Tel Aviv.

Situata përshkallëzoi të premten, kur dy ushtarë Izraelit u plagosën pas të shtënave me armë nga kufiri i Gazës.  Tel Avivi reagoi me sulme ajrore duke vrarë 2 militantë të lëvizjes Islamike të Hamasit, e cila qeveris Gazën.

Mësohet se 2 palestinezë të tjerë që po protestonin pranë kufirit u vranë gjithashtu nga forcat izraelite. Ndërkohë, Hamasi premton të hakmerret ndaj atyre që quan krime të pushtuesve.