Tenton të grabisë banesën, policia e arreston brenda në dhomë

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë, pasi është kapur në flagrancë teksa ishte futur për të grabitur një banesë.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet D.K. 23 vjeç, i cili vetëm një javë më parë kishte dalë nga burgu.

Autori ka tentuar t’i vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë, e cila arriti ta vërë në pranga brenda në banesë.

Në cilësinë e provës materiale, autorit i është sekuestruar një thikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2