Tirana shënon, plas sherri mes tifozëve vip dhe drejtuesve të Skënderbeut

Sherr masiv në “Selman Stërmasi”, ku menjëherë pas golit të shënuar nga Tirana kundër Skëndërbeut, situata ka degjeneruar në dhunë.

Nga pamjet, duket që një provokim ose një entuziazëm i tepruar ka shkaktuar me një sherr që ka shpërthyer mes tifozëve VIP të ftuar nga Tirana dhe drejtuesve të Skënderbeut.

Reagimet pas ndeshjes, Halili: Nuk ishte alarmante, kaluam situatë të vështirë

Presidenti bardheblu Refik Halili minimizoi ngjarjen në tribunë, duke shpresuar në një përfundim më të qetë të këtij sezoni “të vështirë“ për ekipi që drejton.