Vrasja e dy kushërinjve në Laç, gjykata lë në qeli autorët e dyshuar

Gjykata ka lënë në burg vrasësit e dy kushërinjve në Laç. Markel, Manuel e Vinçens Bushi janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Ata akuzohet se kanë vrarë dy kushërinjtë Arjan dhe Kelvin Jushi, pas një debati për fotot e publikuar në “Facebook”.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe mes tyre ka nisur fillimisht me
shaka një debat për foton që ish-futbollisti, Kelvin Jushi, publikonte në profilin e tij në rrjetet.

Shkarkoni aplikacionin e A2