Fillimi i javës do të ofrojë mot të kthjellët, por më të freskët

Shirat e rënë gjatë natës kanë shënuar deri 45 mm në zonat e Ultësirës Perëndimore ku kanë shkaktuar edhe përmbytje lokale, ndërsa parashikohet që moti të mbetet i vranët me shira të dobët deri vonë në mbrëmje, kur reshjet bëhen mesatarë deri intensivë në disa zona të vendit por kryesisht në ato Qendrore.

Edhe e hëna, ruan një tablo të ngjashme sinoptike, ku shira të dobët mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit ndërsa herë pas here do të ketë edhe rrebeshe të shkurtra.

Temperaturat kanë qëndruar të larta gjatë fundjavës ku vlerat minimale dhe maksimale janë luhatur nga 5 në 24°C, por një rënie të ndjeshme sjellin orët e para të së hënës, kjo në zonat kufitare Veriore ku rishfaqet dëbora në majat e maleve.

Java që vjen sjell mot kryesisht të kthjellët por më të freskët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN