Gjimshiti i shënon Strakoshës! Atalanta “me një këmbë” në Champions

Ëndrra Champions është më pranë se kurrë tashmë për skuadrën e Atalanta-s, e cila hodhi një hap të sigurt drejt objektivit këtë të diel duke fituar 1-3 në transfertën e vështirë dhe me një konkurrentë të drejtpërdrejtë si Lazio.

Edhe pse vendasit arritën të shënonin që në nisjen e takimit, skuadra e Gasperinit gjeti forca dhe përmbysi gjithçka.

Zapata barazoi në minutën 22 të pjesës së parë, Castagne kaloi në avantazh Atalanta-n, ndërsa rezultatin e vendosi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili realizoi golin e tretë në minutën e 76 pas një goditje dënimi.

Goli i Berat Gjimshitit

Me këtë fitore, Atalanta konsolidon vendin e katërt në kuotën e 62 pikëve, 4 më shumë se Roma e vendit të pestë.

Shkarkoni aplikacionin e A2