Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Homazhet në 5 Maj, Basha: Secili të ndjejë mbi supe peshën e sakrificës

Nga A2 CNN
5 Maj 2019, 12:18 | Politikë
Homazhet në 5 Maj, Basha: Secili të ndjejë mbi supe peshën e

5 Maji për Lulzim Bashën, kreun demokrat, është një ditë reflektimi për t’u bashkuar në mbrojtje të lirisë.

Shqiptarët sot, sipas kreut të opozitës, duhet të ndiejnë mbi supe peshën e sakrificës që është bërë në të kaluarën për ruajtjen e vlerave të lirisë.

“Është një ditë reflektimi për t’u bashkuar të gjithë sërish për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj. Të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë. Përkulem sot me respekt dhe me mirënjohje të thellë para dëshmorëve të luftës antifashiste nacional çlirimtare, duke nisur me dëshmorin e parë Mujo Ulqinaku. Sot është, po kështu, një ditë që gjithsecili prej nesh të ndjejë mbi supe peshën e rëndë të sakrificës që ky popull ka paguar për liri, për ta mbrojtur atë me çdo kusht para çdo tiranie dhe çdo tirani”, u shpreh Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani