Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Maduro “tregon forcën”, mes ushtarëve

Nga A2 CNN
5 Maj 2019, 10:04 | Bota

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro pretendon se shtypi tentativën për grusht shteti nga lideri i opozitës Juan Guaido.

Në një shfaqje force, Maduro publikoi një fotografi mes mijëra ushtarëve për të treguar se gëzon mbështetjen e tyre. “Besnik përgjithmonë”, brohorisnin një grup kadetësh.

Dhjetëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan opozitës në përleshjet e së martës së kaluar, ku mbetën të plagosur më shumë se 100 persona.

Por në një fjalim sfidues në televizion, Maduro tha se Guaido, kishte dështuar në përpjekjen për ta kthyer ushtrinë kundër tij.

Ai akuzoi protestuesit për krime serioze, që siç tha, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Guaido këmbëngul se Maduro e ka humbur kontrollin e Forcave të Armatosura dhe se ka nisur tranzicioni paqësor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani