Meta uron Pendarovskin: Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur përmes një postimi në Facebook zgjedhjen e Stevo Pendarovskit si President të Maqedonisë së Veriut.

“Shumë urime Stevo Pendarovskit për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis dy vendeve tona, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Shpresoj të takohemi së shpejti”, shkruan Presidenti.