Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Një statujë e Messit në “Camp Nou”?! Do të luajë deri në moshën 45-vjeçare”

Nga A2 CNN
5 Maj 2019, 10:42 | Futboll

Përgjigja e dhënë nga Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, nëse do të ketë një statujë të Lionel Messit në “Camp Nou”-n e rinovuar, përmbledh të gjithë entuziazmin dhe humorin që ekziston te klubi katalanas pas triumfit të pastër 3-0 ndaj Liverpool-it.

“Jo, do të ketë 10!”, tha Josep Bartomeu duke qeshur. “Ne kemi një të László Kubala dhe jemi duke punuar për atë të Johan Cruyff”, tha Presidenti.

Por Bartomeu shkoi edhe më tej, duke bërë që tifozët e Barcelonës të shpresojnë se do ta shohin edhe për shumë vite me fanellën e Barçës yllin argjentinas.

“Kur Messi të largohet nga futbolli, unë nuk do të jem më President i Barçës. Ai ka edhe shumë për të dhënë. Askush në klub nuk dëshiron të mendojë për tërheqjen e tij nga futbolli. Shpresoj që ai të luajë deri në 45 vjeç”, tha Josep Bartomeu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani