Qytetarët në Maqedoninë e Veriut zgjedhin presidentin, rrezikohet procesi…

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votojnë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk janë verifikuar parregullsi. Zgjedhjet presidenciale janë dominuar nga përçarjet lidhur me ndryshimin e emrit.

Dy kandidatët kryesorë, Stevo Pendarovski nga partia në pushtet dhe Gordana Silijanovska opozitare, arritën të kalonin raundin e parë me një rezultat thuajse të barabartë.

Shqetësimi kryesor i dy kandidatëve mbetet pjesëmarrja në këto zgjedhje, pasi parashikohet të jetë nën 40%. Kjo nënkupton se zgjedhjet presidenciale janë të pavlefshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN